1 qershor 2015 – Çmimi “ENCALS Young Investigators Award” për vitn 2015, iu akordua shkencëtarit durrsak Edor Kabashi. 

Ky çmim iu dha Edorit, sepse në sajë të punës shkencore të tij në fushën e gjenetikës, në specializimin e ngushtë të sëmundjes së ALS-së (Skleroza Amitrofike Laterale) me simptoma të ngjashme me sëmundjen e Alzhajmerit dhe të Parkinsonit, ai u konsiderua si shkencëtari më i mirë i grupmoshës nën 40 vjeç.

Theksojmë se Dr. Kabashi kryeson një ekip të specializuar në gjenetikë pranë institutit kërkimor-shkencor prestigjoz parizien: “ICM Brain and Spine Institute”.

Ceremonia e akordimit të çmimit për shkencëtarin e ri me famë botërore, Edor Kabashin u mbajt në Dublin të Irlandës. Ishte personalisht Prof. Amar Al Chalabi neurologjisti i gjallë më i shquar në botë, që i dorëzoi çmimin doktor Kabashit duke i uruar suksese të mëtejshme atij personalisht si edhe ekipit të drejtuar prej tij.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/