Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kolumbi, ku autoritetet kanë zbuluar trupin e copëtuar të një shkencëtari italian, të fshehur brenda një valixheje.

Viktima është Alessandro Coati, 42 vjeç, i cili kishte udhëtuar drejt Amerikës Latine në vitin 2024 për të vijuar kërkimet e tij shkencore në fushën e biologjisë.

Trupi i pajetë u gjet në periferi të qytetit port Santa Marta, në bregdetin e Karaibeve. Hetuesit konfirmuan se Coati ishte vrarë dhe më pas ishte copëtuar në mënyrë makabre.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim të thelluar, ndërsa kryetari i bashkisë së Santa Marta, Carlos Pinedo Cuello, ka deklaruar se po ofrohet një shpërblim prej 9,000 paund për çdo informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

“Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët duhet ta dinë se krimi nuk ka vend në Santa Marta. Do t’i ndjekim derisa të dalin para drejtësisë,” tha Pinedo Cuello për mediat.