10 shtator 2015 – Është e ekzagjeruar, por një shkencëtar nga Bostoni nuk ka bërë dush për 12 vite, në mënyrë që të ruajë bakteret në trup.
Në vend të dushit, shkencëtari Dave Whitlock e spërkat trupin dy herë në ditë, me një lëng që përmban baktere.
Lëngu AOBiome, që është i mbushur me baktere, i lufton bakteret e panevojshme të trupit dhe e pastron trupin. Më pas, Dave e fërkon trupin me një sfungjer të thatë, për të hequr lëkurën e panevojshme.
Mediat e huaja raportojnë se Dave është bërë vullnetar i eksperimentit, për të treguar përparësitë e pastrimit me lëngun bakterial. Madje ai thotë se të gjithë duhet të pastrohen me spraj dhe të ruajnë ujin.
/S.L. portali DurresLajm/