Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Markatomaj të Lezhës. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se zjarri ra fillimisht në njëjrën nga dhomat e banesës duke djegur orenditë shtëpiake. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e stacionit zjarrfikës të Lezhës, të cilët nuk kanë lejuar që zjarri të përhapet në dhomat e tjera.

Banesa është në pronësi të shtetasit Vasil Kola, ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe bashkë me ekspertët e zjarrfikses po hetojnë për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.