Këngëtarja provokative Shkëndije Mujaj ka zgjedhur që mos të tundojë zemrat e agjëruesve për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Shkëndija ka qenë edhe më parë e mbuluar por kësaj radhe ajo ka zgjedhur që të mbulohet sërish.
Këngëtarja e cila jeton në Zvicër më parë është thënë se ka qenë një vajzë e mbuluar, përderisa sipas disa thashethemeve ajo ka qenë në lidhje me një arab shumë pasur dhe biznesmen në këtë vend.
Këto thashetheme asnjëherë nuk janë vërtetuar pasi që Shkëndija është e paqartë kur flet në intervista për jetën e saj private.
Dje disa protale, përfshirë Telegrafin kanë postuar fotografi të Mujës ku ajo duket e mbuluar.
Shkëndija njihet për postimet e saj tejet fetare në facebook. Ja një prej tyre.
“Të falënderoj ty o Allah, që më bëre falënderues ndaj teje. Të falënderoj ty o Allah edhe atëherë kur jam e hutuar dhe e mashtruar me të tjerët. Ti më mjafton mua”, shkruan në një prej postimeve të bëra nga Shkëndija më 17 qershor të këtij viti.





