Me hapjen e merkatos, janë larguar shumë lojtarë nga radhët e Teutës. Zërat e fundit të merkatos flasin për një transferim të mundshëm të mbrojtësit Rustem Hoxha dhe të portierit Shpëtim Moçka te Shkëndija e Tetovës. Ish-kapiteni i Teutës, Rustem Hoxha, nuk e ka mohuar lajmin, ndërsa “gardiani” vlonjat pohoi…Me hapjen e merkatos, janë larguar shumë lojtarë nga radhët e Teutës. Zërat e fundit të merkatos flasin për një transferim të mundshëm të mbrojtësit Rustem Hoxha dhe të portierit Shpëtim Moçka te Shkëndija e Tetovës.Ish-kapiteni i Teutës, Rustem Hoxha, nuk e ka mohuar lajmin, ndërsa “gardiani” vlonjat pohoi se nuk është në dijeni të kësaj mundësie. “Zërat që flasin për kalimin tim te Shkëndija nuk janë vetëm tituj gazetash. Ka një interesim dhe jemi në bisedime me klubin tetovar. Menaxheri im po merret me detajet dhe po bisedon sa i përket transferimit te Shkëndija.Por po shqyrtoj dhe disa oferta që kam në Shqipëri. Gjithsesi, bisedimet më serioze i kam me ekipin e Shkëndijës”, u shpreh Rustem Hoxha.
Ndërsa ish- portieri i Teutës, Shpëtim Moçka, shprehet se nuk ka dijeni për një interesim të Shkëndijës ndaj tij, por ka disa kërkesa të tjera. “Nuk jam në dijeni të një interesimi nga ana e Shkëndijës së Tetovës për mua.Personalisht, nuk di të ketë apo të jem kontaktuar nga ky klub. Kam disa oferta të tjera, por që nuk kanë lidhje me këtë transferim të mundshëm në Maqedoni.
Po i shqyrtoj me kujdes ofertat që kam nga klube të ndryshme, pasi nuk dua të nxitohem, pasi merkatoja sapo është hapur”, u shpreh portieri Moçka. Për momentin, te Teuta lajm bëjnë vetëm lojtarët që janë larguar, pasi nuk ka asnjë konkretizim sa i përket formatimit të skuadrës së sezonit të ri.





