Një shkëndijë elektrike është bërë shkak për rënien e zjarrit në një banesë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 një ditë më parë, konkretisht në banesën e shtetasit Z.E., 49 vjeç.
Si pasojë janë djegur disa orendi shtëpiake, bën të ditur policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





