Urgjenca e spitalit të Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure.
Mësohet se, 8 pacientë janë evakuuar nga Urgjenca, repart i cili aktualisht është duke u pastruar pasi nga djegia e kabujve është mbushur me tym.
“Situata u qetësua, kishte një shkëndijë elektrike në panelin që furnizon repartin e Radiologjisë, ndoshta te grafia, dhe për këtë pati tym. U hoqën pacientët që ishin në Urgjencë sepse tymi kaloi përmes Urgjencës, janë 7-8 pacientë që janë futur në repartin e Neurologjisë, janë brenda të gjitha kushteve dhe tani po ajroset ambienti.”, sqaroi drejtoresha e spitalit, Nadire Jani ndërsa tha se Urgjenca do të vihet sërish në punë brenda ditës së sotme.
Nga ana tjetër, në një reagim të shkurtër, Policia e Durrësit njoftoi se: “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem.”





