PRISHTINE – Është ndër femrat shqiptare që po komentohet më së shumti në rrjetet sociale për shkak të fotove që publikon herë pas here. Kosovare në origjinë dhe e rritur në Zvicër, Shkëndije Mujaj ekspozon më së shumti të pasmet, që për nga format krahasohet me Kim Kardashian. Megjithatë, asaj nuk i pëlqejnë krahasimet. Se çfarë i pëlqen, zbulojeni në këtë intervistë. 

Postoni vazhdimisht foto “të nxehta” në rrjetet tuaja sociale; janë për provokim apo shpërblim ndaj fansave?

Vetë pamja ime është provokuese. Natyrisht, fotografitë e mia kanë rënë në sy më shumë, edhe pse ka shumë vajza të tjera që pozojnë dhe nuk komentohen. Madje ato investojnë për të bërë foto, ndërsa unë i bëj vetë fotot, me iPhone (qesh). Unë s’kam nevojë për foto profesionale, sepse kudo që kam dalë me iPhone, janë komentuar më shumë sesa fotot profesionale të vajzave të tjera. Pse ka ndodhur kjo? E dinë ata që shkruajnë dhe komentojnë… 

Nëse do të merrje ofertë nga ndonjë revistë e huaj për meshkuj, siç është “Playboy” apo “Maxim”, a do të pranoje të bëje një seancë të nxehtë të fotove për ballinat e tyre?

Unë pozoj për qejfin tim dhe, nëse oferta më vjen kur unë ndihem mirë (pra jam në qejf), ka mundësi. Sepse siç e dini, unë çdo gjë e bëj sipas qejfit tim. Nëse më thotë dikush tjetër “pozo”, unë edhe mund të refuzoj. Pra varet krejtësisht si ndihem unë. 

Po nëse do të kishe ofertë për rol filmik, ku do të kishe edhe skena seksuale, a do të pranoje?

Skena seksuale jo, por vetëm erotikë, ndoshta-ndoshta… 

Shpesh ju krahasojnë me personalitete të tjera, sa u përket formave të trupit. I pëlqeni këto krahasime?

Jo, unë jam 1000% vetvetja dhe dua të më shikojnë si unike. 

Në dhomën e gjumit pëlqeni të jeni dominuese apo të dominoheni nga i dashuri?

Çështja e dhomës së gjumit! Hmmm. Varet krejt prej qejfit! Por kompromisi është më i miri 50-50%. Kështu mendoj unë. 

A do ta falje tradhtinë?

Po, 3 herë mundet të gabojë një mashkull me mua. Kam energji për të punuar në lidhje. Herën e tretë e braktis, duke mos ngurruar dhe mos u brengosur fare. Sepse e ndiej veten shumë krenare dhe të pastër në çdo aspekt që të iki nga jeta e tij. Meshkujt nuk mund ta bëjnë një hap të tillë me mua, ndërsa unë me ata po. Unë mendoj se edhe femra ka një pjesë të fajit, pse ai e tradhton; ose e kundërta. 

Këtë vit keni qenë pjesë e “VIP Shpija”. Çfarë përvoje keni pasur nga ky show?

Unë kam qenë vetëm e ftuar dhe kam vërejtur që mentaliteti im në përgjithësi ka shumë dallim me ata që jetojnë në Kosovë. Rinia në Kosovë ka komplekse dhe jetojnë sipas rrethit dhe familjeve dhe jo sipas dëshirës së vet. Çështja është se gjithçka bëhet në Kosovë, por në mënyrë të fshehtë dhe në fund nuk e di saktë se me kë ke të bësh. 

Sa e angazhuar jeni në fushën e muzikës apo projekte të tjera dhe çfarë mund të presim nga Shkëndija në të ardhmen?

Pas 2 javësh do të dalë një singëll i përpunuar në duet. Nga Shkëndija pritet shumë ose mund t’ju them që do të ketë mjaft befasi, sepse ende nuk jam harxhuar (qesh). Po jap shumë pak nga vetja ime, në mënyrë që t’i mbaj peng admiruesit.