Partia Socialiste do shkarkojë të gjithë kryetarët e degëve të saj në rang bashkie që kanë punuar keq. Propozimi është bërë dje gjatë mbledhjes së përbashkët të Kryesisë së PS-së dhe grupit parlamentar, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Propozimi është bërë i njohur për mediat pas mble-dhjes nga zëdhënësja e kryesisë së kësaj force, Elisa Spiropali, e cila në fakt e bëri këtë fakt të kryer, duke deklaruar shkarkimin e 11 krerëve të degëve të Partisë Socialiste. “Në mbledhjen e sotme të kryesisë u shkarkuan 11 kryetarë socialistë. Janë vënë re vonesa të pajustifikueshme në riorganizimin e partisë, në fushatën e anëtarësimeve dhe në degët lokale”, tha Spiropali.
Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar
1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore





