Ashensori i një pallati në “Don Bosko” në kryeqytet është këputur duke pasur brenda njerëz.
Ashensori ka rënë nga kati i katërt, në të parin.
Mësohet se brenda ashensorit ka qenë një vajzë e cila ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen.





