Një alpiniste është plagosur në pjesën e këmbës teksapo ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Alpinistja Ura Ibrahimi ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore, kur është shkëputur nga mali një gur, i cili i ka rënë në këmbë alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

E ndihmuar edhe nga banorë të zonës e një grup nga emergjenca civile, alpinistja u transportua drejt lagjes Kukaj në Valbonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.