ELBASAN, 24 qershor 2013 – Një masiv i madh shkëmbor është shembur nga mali dhe ka zënë pjesën e rrugës pranë tunelit Elbasan-Tiranë. 

Mësohet se masivi shkëmbor dhe shumë dhera kanë zënë 75 për qind të gjerësisë së rrugës dhe 10 metra gjatësi në pjesën 600 m nga rruga nga ana e Elbasanit, pranë tunelit. 

Policia konfirmoi rënien masive të shkëmbinjve dhe dherave nga krahu i malit, anash rrugës duke bërë të ditur se kalimi në autostradë bëhet vetëm nga njëra korsi.

Mësohet se dy fadroma po punojnë për largimin e inerteve dhe shkëmbinjve që kanë rënë në rrugën Tiranë-Elbasan.

Tuneli Tiranë-Elbasan u përurua në mes të Qershorit, ndërsa punimet në autostradë vijojnë ende.