Këto janë pasojat e shkëputjes së një teli elektrik paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk. Burime zyrtare të policisë thonë teli u shkëput nga një shtyllë tensioni e si pasojë e shkarkesës elektrike, çau gomat e një betoniereje, që po punonte në zonë. Nga ngjarja nuk ka të lënduar.
“Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat.