Rreth orës 16:25 në një pallat në rrugën 'Don Bosko' u shkëput ashensori nga kati i parë në bodrum. Si pasojë mbeti e plagosur një vazjë rreth 24 vjeçe, ndërkohë që policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.
Mësohet se ashensori i këtij pallati ka pasur edhe probleme edhe më parë, pasi para një muaji ka ngecur disa herë. Në disa raste njerëzit kanë mbetur të bllokuar në ashensor.
Ndërkohë bëhet me dije se fatmirësisht vajza e plagosur është jashtë rrezikut për jetën edhe pse nuk bëhet me dije identiteti i saj.
Sakaq në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor për të verifikuar gjendjen e ashensorit.





