SHKODËR ,22 tetor 2013 – Një aksident i rëndë  me pasojë vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e një tjetri  ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat. Automjeti tip ‘BMW’ me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU1463A, i cili transportonte lëndë drusore. Personat e përfshirë në aksident janë të gjithë të rinj, të moshës 18-19 vjeç. 
Burime nga policia bënë të ditur emrat e personave të përfshirë në aksident, të cilët janë Raevl Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani, Orlend Mreca 17 vjeç, Ledio Pirani 18 vjeç,Osman Mraja 18 vjeç, drejtuesi i ‘BMW’, ka mbetur i plagosur rëndë. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia e madhe e të dy automjeteve