Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Muriqan të Shkodrës, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi M. D., banues në këtë zonë. Dyshohet se ai ka konsumuar substancë helmuese, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar atë në mënyrë të plotë ligjore.
Deri më tani, motivet që çuan në këtë akt mbeten të paqarta.