Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit, në Shkodëe, pasi në banesën e tij i janë gjetur disa pako me fara Cannabis sativa. Efektivët e Policisë së Shtetit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative gjatë ditës së sotme bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në lagjen "Tepe", në Shkodër, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kovë e mbushur me një sasi materiali bimor në formë boçe, në gjendje të thatë, e llojit Cannabis sativa, me peshë 1 kg e 353 gramë.





