Pasditen e sotme një hotel, në Razëm të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Sipas burimeve, mësohet se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar automjetet zjarrfikëse, që kanë punuar për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ekspertët ende nuk kanë një përgjigje mbi shkaqet që përcaktojnë se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Marrë nga Top Channel





