7 mars 2015 – Një 34-vjeçar është gjendur i pajetë rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në kanalin kullues të rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit. 

Sipas burimeve nga policia, mësohet se ka humbur jetën Leonard Qafalia, nga fshati Goraj. Dyshohet se Qafalia mund të jetë përplasur në mënyrë fatale nga ndonjë automjet që përshkonte rrugën dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar Policinë e Shkodrës, dhe ndërkohë forcat e policisë po hetojnë për të zbardhur shkaqet e humbjes së jetës të 34-vjecarit.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/