Gjykata e Apelit e ka vlerësuar si të paligjshëm ndalimin e biznesmenit Sait Fishta, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ne Shkoder. Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën “arrest me burg”, por e la të lirë kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh. Gjykata e Apelit e ka hedhur sot poshtë vendimin e gjykatës me te ulet, duke e konsideruar atë të paligjshëm.
Fishta u arrestua më 7 shkurt, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Shkodrës për ndërtimin në mënyrë të paligjshme të 9 pallateve në zonën e plazhit të Velipojës. Biznesmeni u akuzua për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Favorizim i ndërtimit të paligjshëm”.





