Policia e Shtetit në Shkodër ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, i cili kishte goditur nje efektiv të sajin gjatë kryerjes së detyrës. Në pranga ka rënë shtetasi G. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi akuzohet për veprën penale "goditje për shkak të detyrës", sepse me datë 12.03.2016, në lagjen "Salo Halili", në Shkodër, ka goditur dhe fyer me fjalë efektivin e Komisariatit të Policisë së Shtetit në Shkodër. Kapja e këtij shtetasi u bë gjatë paradites së sotme, në lagjen "Salo Halili", në Shkodër, në afërsi të banesës tij.
Shkodër, goditi efektivin e Policisë së Shtetit, arrestohet
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjermania miraton dronët kamikazë për përdorim ushtarak
Ushtria afgane sulmon Pakistanin në përgjigje ndaj bombardimeve
Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua, sot e mendoj që është….
Si të kuptoni që edukimi juaj ka lënë gjurmë te fëmijët





