Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Sipas burimeve të policisë, dy makina dhe një kamion janë përplasur, për shkaqe që mbeten ende të panjohura.

Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, ata janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal.

Ekspertët e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.