SHKODER, 22 qershor 2013 – E ndërsa pak orë na ndajnë nga nisja e votimit, vjen informacioni se Komisionerët e Partise Demokratike në KZAZ numër 2 në Shkodër nuk pranojnë të marrin në dorëzim materialet zgjedhore.
Sipas informacioneve, materialet zgjedhore i përkasin Komunës Shalë.
Komisionerët e PD deklarojnë se e kanë marrë këtë vendim si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, dhe nuk mund ti transportojnë ato.
Kreu i KZAZ nr. 2, Selami Smajli është shprehur se janë gjithsej 6 kuti që do të transportohen drejt Komunës Shalë përmes makinave të ushtrisë.





