Pas dy ngjarjeve të një dite më parë në lumin e Vjosës dhe liqenit e Butrintit, një tjetër varkë është mbytur sot në grykën e Vilunit, në Velipojë. Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se një person ka humbur jetën.

Burimet zyrtare policore, në Shkodër, njoftojnë se sot, më 23.03.2016, rreth 10:35, është njoftuar incidenti në derdhje të Bunës, në Velipojë. Mësohet se shtetasi me iniciale A. Ll., 34 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Pulaj, të zonës së Velipojës, në Shkodër, është mbytur duke peshkuar me varkë.