SHKODER,21 shtator 2013- Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një 18 vjeçari ka ndodhur në fshatin Zues të Shkodrës.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku njëri prej tyre ka përfunduar në lumin e Bunës.
Drejtuesi i makinës me targa SH4160D, ka mundur të dalë i gjallë nga makina, nga ku është transportuar menjëherë në spital, ndërsa nuk ka mundur të shpëtojë 18-vjeçari që ishte pasagjer në makinë.





