SHKODER,3 tetor 2013– Shtetasi Çesk Leka  ka humbur sot jeten nga plagë të shkaktuara me armë zjarri. Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë Çesk Leken teksa ai po i drejtohej banesës në lagjen ‘Kiras’, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.  Mësohet se vrasësi ka pritur kthimin e Lekajt në shtëpi dhe pranë banesës ka dalë dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash. Familja Leka kishte pak vite që ishte transferuar në Shkodër pasi kishte zbritur nga zonat e thella të Dukagjinit. Fqinjë shprehen se anëtarët e kesaj familje janë persona të qetë dhe jo problematikë, ndërsa policia po heton intensivisht për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.