Një 32-vjeçar ka shkuar i plagosur me armë zjarri këtë të enjte në Spitalin e Lezhës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Shënkoll.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa bëhet me dije se 32-vjeçari Amaros Deda ka ndërruar jetë.