“Mendoj se kemi videon e vitit…”.
Kështu pretendoi në një postim në Twitter ‘PSG Community”, që kishte mundur të siguronte pamjet e një ngjarjeje kurioze gjatë seancës së fundit stërvitore të skuadrës franceze PSG.
Mbrojtësi Layvin Kurzawa mbërriti me 15 minuta vonesë në ambientet sportive të PSG-së, në “Camp des Loges, askush nuk ia hapi derën dhe ai duhej të largohej prej andej pa mundur të hynte në kompleks.
Futbollisti francez priti me makinën e tij spektakolare sportive në portën kryesore për të hyrë në ambientet e brendshme të kompleksit stërvitor dhe në fund nuk i mbeti gjë tjetër veçse të kthehej dhe të gjente një hyrje tjetër për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, që e kishin nisur më herët stërvitjen.
https://youtube.com/shorts/WsXZSXOvC4k?feature=share




