Një 23-vjeçar me inicialet M.A. po kërkohet nga policia e Kukësit, pasi nuk është kthyer në banesë nga dita e djeshme, që u largua në bjeshkë për të mbledhur boronica.
Familjarët e të riut banues në fshatin Borje, kanë bërë kallëzim në Polici për humbjen e tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare vijojnë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.





