Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë e Bolzanosi në Ital, pasi u kap me një sasi kokaine. 

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.D., të cilit iu gjet 500 gr kokainë.

"Ansa" shkruan se shqiptari kishte hyrë në vendin fqinj për turizëm, por shumë shpejt u vu në ndjekje nga karabinierët.

Të dhënat që trafikanti tregoi mbi prezencën e tij në Itali nuk përkonin dhe policët ushtruan kontrolle të imtësishme, ndërsa i gjetën edhe sasinë e drogës.