Një shtetas shqiptar është arrestuar ndërsa po merrte një sasi droge në një kontejner të mbërritur nga Amerika Latine në portin e Savonës.

Shqiptari 37 vjeç me banim në Milano, kishte mundur të hyjë në mënyrë abuzive brenda portit të Savonës dhe është identifikuar, ndërsa po tërhiqte nga kontejneri 60 kg kokainë e konfeksionuar në 50 pako.

Kontejneri kishte mbërritur me anijen “Victoria L”, nga Ekuadari e transportonte banane.

Përmes operacionit të analizës së riskut është seleksionuar për t’u kontrolluar nga ekspertët e antidrogës.

Gjatë vëzhgimit të kontejnerit është identifikuar shtetasi shqiptar, ndërsa kishte hyrë fshehurazi në brendësi të Portit dhe është kapur ndërsa tentonte të tërhiqte sasinë e drogës.

Gjatë arrestimit i është gjetur në trup një pistoletë e mbushur me 13 fishekë, një radio transmetuese e mjete për të hapur me forcë derën e kontejnerit me drogë.