Çifti i famshëm, Chiara Ferragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë, kur blogerja solli në jetën vajzën, Vittoria.
Pas lindjes, Chiara postoi në rrjete sociale foto të vogëlushes por ndjekësit nisën ta kritikonin për një detaj, se kishte shkuar për të lindur me make up, dhe sipas tyre nuk kishte arsye pse të grimohej dhe rregullohej.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë blogerja përmes një videoje në Instastory, e cila ka treguar se përpara se t’i nisnin dhimbjet e lindjes ishte duke xhiruar.
“Po punoja të hënën pasdite rreth orës 6. Në po filmonim dhe në 9 fillova të kem kontraktime. Mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital. Nuk e hoqa grimin, shkova siç isha e veshur dhe e krehur. Make up-i qëndroi ashtu siç ishte. Në shtatzëninë time të parë isha djersitur dhe lodhur. Lindja e dytë ishte shumë e shpejtë, zgjati katër orë. Ishte vërtet fantastike.”, u shpreh Chiara.





