Një automjet i ushtrisë, i cili po shkonte për të ndihmuar banorët në zonën e Katundit të Ri, ka ngecur në ujë. Ai është ndihmuar nga një traktor i banorëve, për të dalë nga rruga.
Zona e Katundit të Ri, është një ndër zonat më të prekura si pasojë e motit të keq. Nga kjo, shumë banesa janë përmbytur dhe shumë rrugë janë bllokuar.





