Një shqiptar në Gjermani e ka pësuar keq pasi i kërkuan të bëhej përkthyes ndërmjet autoriteteve policore dhe një bashkëkombasi te tij.
31-vjeçari me shtetësi shqiptare është ndalur për kontroll nga policia gjermane në stacionin hekurudhor të Erfurter, për t’i kërkuar atij të bëhej përkthyes për një bashkëkombas.
Kur i riu nxori kuletën, atëherë policia i pa atij një kartë identiteti greke, e cila solli kureshtjen e tyre. Nga kontrolli, u pa që ajo ishte tërësisht e falsifikuar, sipas albinfo.ch dhe ndaj 31-vjeçari u arrestua. Prokuroria nisi hetimet.





