Udhëtimi drejt Italisë si punonjës sezonal për një 25-vjeçar shqiptar do të përfundojë me një kohë goxha të gjatë pas hekurave, pasi eksperiencën e ka shfrytëzuar për të hyrë në tregun e tregtisë së drogës.

I riu shqiptar është arrestuar në Cervia të Italisë, pasi policia në makinën e tij gjeti pas një kontrolli 3.3 kg kokainë në makinë.

25-vjeçari kishte fshehur kokainën në pjesën e poshtme të sediljes së makinës dhe qëllimi ishte ta shpërndante ne në Cervia.

Shqiptari që gjatë verës punonte në lokalet e zonës së plazhit kishte rënë në sy të efektivëve pasi kishin marrë denoncime nga qytetarët e zonës, për shkak të lëvizjeve të shpeshta të të riut.