Një adoleshente përfundoi “pa fytyrë” pasi u infektua nga një bakter që ushqehet me mish, pas një kontrolli rutinë te dentisti.
18-vjeçarja Suth Ret nga Kamboxhia u prek nga një infeksion i rrallë i njohur si necrotizing fasciitis, pasi gjatë muajit dhjetor vajti te dentisti për të hequr një dhëmb.
Duke qenë se plaga nuk u kurua në kohë, bakteri që ekzistonte në fytin e saj gjeti rrugën për të hyrë në enët e gjakut të së resë.
Dhe kjo do të thotë se ky mikrob nisi ta dëmtojë atë nga brenda, duke çuar deri në dëmtimin e lëkurës në anën e djathtë të kafkës.
Siç shkruan “DailyMail”, javën e shkuar ajo u dërgua me urgjencë në spital, në Phnom Penh teksa peshonte vetëm 38 kilogramë.
Ajo vijon të luftojë për jetën. Mjekët po përpiqen që të parandalojnë që infeksioni të mos përhapet më tej në fytyrën e adoleshentes.
Ekspertët shpjegojnë se bakteri që mund të shkakojë këtë lloj infeksioni jeton në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut. Pavarësisht se normalisht nuk shkakton asnjë problem, në raste të rralla mund të çojë në këtë gjendje vdekjeprurëse, nëpërmjet enëve të gjakut apo një plage. /tvklan/