Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për dhunë në familje. Mediat italiane shkruajnë se 35-vjeçari shqiptar u ndalua pasi kishte shkelur urdhërin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata, që e ndalonte atë t'i afrohej bashkëshortes.

Ngjarja ka ndodhur në Noale të Italisë, ndërsa shqiptari, identieti i të cilit nuk bëhet me dije ka vendosur ta shpërfillë vendimin e dhënë nga gjykata  dhe ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortes, pas dyshimeve se ajo ndodhej në shoqërinë e të dashurit.

Sapo e ka parë në derë, gruaja ka telefonuar menjëherë policinë. Sipas saj, ajo kishte jetuar prej vitesh në terror, si pasojë e kërcënimeve dhe dhunës së bashkëshortit të saj.