Një efektiv policia është ndjerë keq dhe ka pësuar një gjendje të fikëti, teksa ishte në krye të detyrës.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga TVKlan, efektivi ndodhej buzë detit, në një nga plazhet e jugut në Shqipëri, teksa po shpërndante pushuesit që kishin thyer karantinën për të marrë rreze dielli.

Por, siç duket temperaturat kanë bërë të veten dhe polcii është ndjerë keq. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar disa kolegë të efektivit dhe e kanë marrë për krahu për ta larguar nga bregdeti.