Një ndër risitë e dasmave shqiptare për të treguar lluks e mirëqënie është edhe marrja e nuses me helikopter, por në disa raste jo gjithçka shkon si duhet e mund të përfundojë në tragjedi.
Një helikopter në Korçë i cili kishte shkuar për të marrë nusen është rrëzuar për shkak të manovrimit të gabuar të pilotit. Ngjarja është shënuar në unazën e qytetit paraditen e sotme dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Pasojat mund të kishin qenë fatale pasi vendi ku ra helikopteri i firmës private Shega Air, është zonë e banuar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.





