Një shqiptar e ka pësuar keq pasi ka hyrë për të vjedhur në një banesë në Torino të Italisë.
32-vjeçari Ervin Cukaj, kishte hyrë në një vilë për të vjedhur në momentin që dëgjoi se pronarja e shtëpisë ishte kthyer para orës që ai kishte parashikuar dhe ajo po mundohej të hapte derën e shtëpisë.
Që të shpëtonte pa e pikasur, Cukaj që kishte me vete një çantë plot me ora dhe para, iu drejtua ballkonit dhe gjatë një momenti u pengua në kangjella duke rënë nga kati i dytë drejt e në oborr.
Disa kalimtarë kanë dëgjuar ulërimat e shqiptarit dhe kanë lajmëruar policinë. Cukaj u transportua me ambulancë drejt spitalit dhe pasi policia sqaroi situatën, ai u arrestua me akuzën e vjedhjes.





