Zv.kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin i cili është i infektuari i gjashtë me koronavirus në vendin tonë.

Braçe shkruan në rrjete sociale se ai kishte qëndruar vetëm disa orë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje.

Në postimin e tij, numri dy i qeverisë shqiptare ka një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.

POSTIMI I PLOTË

NJEREZ NESE KENI QENE NE ITALI DY JAVET E FUNDIT RRINI NE SHTEPI!

MOS DILNI! MOS SHKONI NE KAFE A RESTORANTE! 

INFEKTONI TE TJERE KESHTU!

Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses;

E DIME MIRE, NE JEMI POPULL SHUME SOCIAL, “BEHEMI SHUME” ME NJERI TJETRIN!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur!

Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU!

RI NE SHTEPINE TENDE!

SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO!

Beje tani!