Policia e Durrësit ka çuar për ndjekje penale në prokurori dy aplikantë për pasaportë biometrike.
Sipas policisë, shtetasit M. V. vjeç 41, banues në Xhafzotaj, Durrës dhe S. Ll, vjeç 33, banues në Sukth, Durrës, kur kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumentin identifikues kanë paraqitur gjeneralitete të falsifikuara.
Pas konstatimit të veprës penale të kryer nga 41 dhe 33-vjeçari ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tyre.





