Skena të tilla nuk janë të pazakonta për realitetin shqiptar, e aq më tepër për atë të disa viteve më parë, por ndërsa mendojmë se emancipimi i shoqërisë ka ecur me ritme të shpejta, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën.
Një çift, i cili ka vendosur të shkojë për të pushuar e për të kaluar një të diel të bukur në plazh në Hamallaj të Durrësit, kanë rënë në sy për keq e u ka bërë përshtypje pushuesve.
Ka qenë një nga të pranishmit në zonën e plazhit ai që ka dërguar fotografinë në redaksinë e Jetaoshqef.al, ndërsa duke e cilësuar djalin si “trap që ikte si azgan”, i qan hallin vajzës, e cila ishte e ngarkuar, ndërsa shoqëruesi i saj ikte bosh.
“Përshëndetje kjo ndodhi sot në mëngjes diku nga ora 10 në Hamallaj, kur ky trapi ikte si azgan dhe ajo (e gjora ) ishte e ngarkuar ashtu dhe ky bosh. Më pa që po i bëja foto dhe mbuloi kokën. Bile i fola i thash çfarë bën, por ai s'më ktheu përgjigje. Më e bukura është se ecën mbi 1 km dhe shkuan nga zona e rrethuar ku çcifte”, – shkruan mesazhdërguesi.





