Kanë shkuar për të bërë plazh, por dy pushues nga Kosova kanë rënë pre e grabitjes në Vlorë dhe Dhërmi. Atyre u janë marrë çantat e dorës, ku kanë pasur bizhuteri me vlerë dhe para.
Burime nga policia bëjnë me dije se pasditen e djeshme, 53-vjeçarit me inicialet F. M, nga Kosova i kanë marrë çantën ku kishte disa bizhuteri me vlerë 700 euro.
Po gjatë ditës së djeshme, 21-vjeçarit me inicialet S. E., banues në Llabian, i kanë grabitur në lagjen ‘Pavarësia’ portofolin me kartën e identitetit, si dhe një kartë banke e Shqipërisë, 200 euro dhe 2000 lekë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e tyre.





