Dy persona në dy vende të ndryshme në Zvicër kanë humbur jetën, gjatë dy ditëve të fundit, të mbuluar nga orteqet e borës. Kështu, një skiator 31 vjeçar nga Franca i cili që nga e shtuna konsiderohej i zhdukur, është gjetur i vdekur të dielën paradite në Jenaz të Graubündenit. Ai wshtw gjetur në thellësinë prej tri metrash,- bën të ditur Policia e Kantonit.

Tridhjetëenjëvjeçari ishte nisur së bashku me partneren e tij pasditen e të shtunës të ngjitej nga Fideris në Glattwang, transmeton albinfo.ch. Nën majën e përmendur ata janë ndarë. Burri dëshironte të ngjitej i vetëm në majen e përmendur ndërsa gruaja kishte shkruar në një shtëpi mali në Heubergen. Kur burri nuk u kthye në mbrëmje, u iniciua një aksion për kërkimin e tij. Të dielën paradite u gjet trupi i tij i pajetë.

Ndërsa sot, e hënë, ka humbur jetën nga orteku i borës edhe një skiator tjetër. Kësaj radhe kjo ka ndodhur në Belalp të Kantonit Valis. Ndonëse skiatori është gjetur menjëherë dhe është nxjerrë nga orteku, ai ka vdekur ende pa ardhur ekipi shpëtimtar me helikopter, përcjell albinfo.ch. Ai ka qenë pjesë e një grupi prej pesë vetash që po qarkullonin në zonën Hofathorn, njofton Policia e Kantonit të Valisit.