MALLAKASTËR, 21 prill 2013- Një 21-vjeçar ka mbetur i vrarë në Mallakastër, ndërsa kishte hyrë në një banesë për të vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Ngraçie të Mallakastrës, rreth 25 km larg Fierit, ndërsa viktima është 21-vjeçari Ildjon Alushaj nga Patosi. 

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasin Roland Zeqiraj, bashkëpunëtor në vjedhje ndërkohë ka shpallur në kërkim tre persona. 

Burime zyrtare nga policia lokale, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, ndërsa 21-vjeçari bashkë me 3 persona të tjerë janë futur në banesën e 47-vjeçarit Ylli Kapllanaj për të vjedhur. I zoti i shtëpisë ka dëgjuar zhurmat dhe ka dalë për të parë çfarë kishte ndodhur, ndërsa është përballur me 4 grabitës të armatosur. 

I zoti i shtëpisë është ndaluar nga policia me akuzën për "Vrasje të kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme", dhe "Armëmbajtje pa leje".