Shkojnë për të vjedhur por plani nuk realizohet, grabitësit largohen në “drejtim të paditur”, të paktën deri tani.
Mbrëmjen e djeshme, një pikë valutore në fshatin Xhafzotaj të Durrësit ka qenë objektivi i autorëve, të cilët kanë dështuar në vjedhjen e saj.
Pronari i pikës valutore, shtetasi me inicialet S.Xh, 57-vjeçar, banues në Sukth, ka njoftuar policinë për tentativën e vjedhjes.
Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





