Dy automjete ishin nisur nga Italia në adresë të tyre, por kur janë paraqitur në portin e Durrësit për të bërë tërheqjen e tyre kanë mbetur të habitur nga ajo që kanë zbuluar.
Policia Kufitare e Durrësit u ka bërë të ditur një 22-vjeçareje nga Kavaja dhe një 35-vjeçari nga Tirana se makinat tip “Audi” dhe “Tojota” rezultonin të vjedhura në vendin fqinjë.
Automjetet janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
- 1. Më datë 23.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasen M.M, vjeç 22, banuese në Kavajë, pasi mjeti tip “Audi” , i postuar nga Italia në emër të saj, ka rezultuar i vjedhur, më datë 19.02.2018, në Itali, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.
- 2. Më datë 23.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin J.H, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi mjeti tip “Toyota” pa targë, i postuar nga Italia në emër të tij, ka rezultuar i vjedhur në Itali, më datë 23.03.2017, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.





