Shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini” e Durrësit iu bashkua dje programit të ri të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, të edukimit përmes trashëgimisë kulturore.
Një grup i përzgjedhur fëmijësh nga kjo shkollë, të drejtuar nga mësueset e tyre të Trashëgimisë dhe Edukimit Artistik, morën pjesë në një prezantim të trashëgimisë sonë në mozaikë në mjedisin e Muzeut Arkeologjik.
Gjithashtu, atyre iu demnostruan mënyrat se si punohet me mozaikë, që nga teknikat e lashta deri në ato të ditëve tona. Fëmijët morën orientimet se si të përdorin mjete të ndryshme kreative në realizimit e veprave në këtë gjini të bukur arti.
Fëmijët janë tashmë gati për të kaluar në fazën e dytë të projektit, ku ata vetë do të shprehen me mozaikë, duke marrë nxitje nga trashëgimia jonë kulturore.





